Nga Laert Skiro/

Kryesia e PD e mbaroi mbledhjen përmes një interesimi gjigand të publikut. Interesimi i publikut ndahej në:

dy pjesë popullore: Që do të thotë mes atyre që u intereson te kenë PD-në që rrëzoi diktaturën dhe atyre që nuk e kanë këtë kujtesë, por megjithatë iu bën përshtypje ‘horllëku’ i politikës në PD.

dy pjesë intelektualisht: Që do të thotë se dikush në këtë vend shpreson të shikojë shoqërinë të ‘varur’ në balanca moderne politike, jo në litar. Por as këta nuk kanë shans. PD, siç tha deputeti Ruli sot, u kënaq se ‘kapi pak pushtet’ dhe e rrëzoi gjithë ëndrrën e shqiptarëve. Me mbedhjen e sotme të PD u rrëzua edhe një ide sikur do të kemi një forcë demokratike politike në vend. “Të gjithë derrat një surrat kanë’ -mund të thonë intelektualët sot.

dy pjesë: Që do të thotë se brenda PD ishin ravijëzuar pjesa realisht heroike që kishte shpëtuar shoqërinë shqiptare nga diktatura komuniste dhe që tani Luli i bëri zero; pjesa që kishte vjedhur në pushtet por ndodhen në fije të perit se mund t’u vijë prokurori në shtëpi dhe prandaj u bënë me Bashën; pjesa që iu betuan Bashës se po e mbrojnë por në fakt i bënë gropën.

Majlinda Bregu, një aktiviste demokracie dhe deputete foli si mjeke e urgjencës. Mjeku i urgjencës iu thotë familjarëve të të vdekurve: “Nuk munda të bëj më shumë. Ngushëllime”. Bregu tha sot se “më vjen keq që nuk bëra dot më shumë… por është një ditë e vajtueshme”.

Këtë grua mu duk se e pashë të veshur me të zeza që po ecte rrugës me qiparisa…

Sot ndoshta është dita e vdekjes së PD. PD vendosi që të ketë dy kandidatë, vetëm dy kandidatë për kryetar: Kryetarin dhe hijen e kryetarit. Domethënë një kandidat…

Zoti Basha ka fituar që sot; nuk ka nevojë për garë, as për zgjedhje, as për demokraci…

Veritas.com.al/