Ka mbetur ora e fundit e luftës për mandate parlamentare. Tanimë në sallat e mbyllura ku numërohen kutitë e votimit.
‘Odiseja’ e një mandati u zgjidh në Shkodër, ku PD fitoi mandatin e pestë. Por në Tiranë po luftohet fort mes PD dhe LSI për të marrë një mandat. Dilema e PDIU u zgjidh, ajo e humbi mandatin dhe e mori PS.
Kryetari i PDIU, Idrizi, mbeti jashtë Parlamentit.
Në Tiranë ka përfunduar numërimi i 1118 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 47.77% (185,885 vota).
PD vjen e dyta me 31.09% (120,306 vota). LSI renditet e treta me 13.68% (52,768 vota). Në vend të katërt është PDIU me 2.97% (11,531 vota). Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.2% (8,633 vota).
Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 18 mandate; PD 11 mandate; LSI 5 mandate.