170 fotografi të përzgjedhura prej autorëve më të njohur të trashëgimisë fotografike të Muzeut Marubi në Shkodër, do të ekspozohen në ekspozitën “Rituali fotografik”, në Trienalen e Milanos.
Kryeministri Edi Rama shprehet se ky kolazh fotosh do të ekspozohet në Milano, në kuadrin e Vitit të Skënderbeut.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kolazh fotosh të papërsëritshme nga Ekspozita ‘Rituali Fotografik i Marubit’ që çelet nesër në Trienalen e Milanos, në kuadrin e Vitit të Skënderbeut, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.
E iniciuar nga Ambasada e Shqipërisë në Romë, ekspozita organizohet nga Muzeu Marubi në kuadër të kalendarit të “Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në ambientet e La Triennale di Milano, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, në bashkëpunim me MuFoCo, Museo di Fotografia Contemporanea.
Mes të përditshmes dhe ritualit, imazhet e ekspozitës “Arkiva Marubi”. Rituali fotografik e kuruar nga Zef Paci, ruan kujtesën e mbi një shekulli jetë. Bëhet fjalë për trashëgiminë fotografike të Muzeut Marubi në Shkodër, i pari muze fotografie, i cili në datat 16 nëntor deri më 9 dhjetor 2018, paraqet në Triennale di Milano, ekspozitën e tij të parë në bashkëpunim me Museo di Fotografia Contemporanea dhe La Triennale.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/575864279539282/?t=60