I kanë quajtur si “të këqijtë” e Evropës ata që jane te afte t’i përplasin dyert në fytyre emigrantëve, të tunduar nga sirenat e qeverive të forta në limitet e te tolerueshmes, që tashmë bien era diktaturë.

Megjithatë, hungarezët kanë fort  anën e tyre “më të mirë”, ndoshta më të fshehur, që nuk shfaqet në “foto” të shtypura në kujtesën e opinionit publik universal. Hungarezët mbrojnë, mbështesin, ndihmojnë të krishterët në nevojë madje edhe në rrezik të madh në shumë pjesë të botës. Mbi të gjitha në Siri dhe Irak. Një rol i njohur në të gjitha aspektet nga Vatikani, dhe nga Papa në radhë të parë.

Në 9 tetor eshte prezantuar ne fakt ekspozita “Cross in fire”, ( Kryqi në zjarr), me materiale ardhur nga Iraku i shkatërruar nga Isis, në veçanti një qytet i martirizuar dhe i katandisur në livadhe me një grumbull rrënojash, para së gjithash morali, ai i Tolstoit, qe ndihmat me prejardhje nga Hungaria, rreth 14 milionë euro, kane  lejuar të rindërtohet. Për mirënjohje qyteti u quajt Bin Al-Majar, “Vajza e Hungarisë”. Ekspozita u organizua disa hapa nga Cupolone, në Pallatin Cardinal Cesi.

Ekspozita, së bashku me shumë iniciativa në këtë fushë, iu prezantuan Papa Françeskut, i cili më pas ka deklaruar se ishte thellësisht i prekur nga këto iniciativa dhe shumë i kënaqur të dijë se cilin rol ka ndërmarrë Hungaria për të ndihmuar konkretisht deri në fund,popullata kaq të demtuara.

Siç ka shpjeguar në një intervistë për agjencinë Acistampa Tristan Azbej, sekretar i Shtetit për Ndihmën për të krishterët e persekutuar, qeveria hungareze ishte e para që ngriti një departament posaçërisht të përkushtuar për mbrojtjen e të krishterëve të persekutuar, të cilët sponsorizuan shumë iniciativa konkrete, të tilla si dhjetëra bursa për të rinjtë nga zonat ku të krishterët përndiqen çdo ditë.

VERITAS.COM.AL/