![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/02/edi-1.jpg)
Rama për kthimin e emigrantëve për herë të tretë:
“Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet t’i drejtohet si motrës sime italiane, Meloni. Për ne është një rol shumë i thjesht, na u kërkua nga Italia që ti ndihmojmë dhe ne i detyrohemi shumë Italisë. Pasi na ka ndihmuar shumë. Së fundmi, kur patëm tërmetin shkatërrues, emergjencat italiane rrezikuan jetën e tyre dhe na ndihmuan. Siç çdo vend duhet të ndihmojë tjetër. Siguria, aspekti ligjor, gjithçka është Italiane.
Nuk jam i sigurt, nëse mund të bëhej, pasi lidhet me pozicionin gjeografik. E vetmja gjë që e bën të arsyeshme këtë marrëveshje është se emigrantët nuk ndalojnë në Itali dhe sa e bëshme do të ishte për Spanjën.
Për turistët spanjoll:
“Për mikun dhe si për zotin, ne bëjmë më të mirën. Prandaj turistët spanjollë janë gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Siç ndodhi kur u luajt ndeshja me Spanjën dhe tifozët shqiptarë duartrokitën në fund dhe turistët spanjollë thanë nuk kemi parë që të rrihesh dhe duartrokasësh. Por nuk është fundi i botës të rrihesh nga Spanja”.
Komente