Frrok Çupi

Motivi se nesër bëhet luftë “për zgjedhjet”, është false. Nesër prplasen amerikanizmi i shqiptarëve me antiamerikanizmin e shqiptarëve plus të tjerë. Kjo është beteja, e harruar qëkurse nuk ka ekzistuar kurrë.

Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë antiamerikanë. Diktatura e komunizmit gënjeu veten kur proklamoi se “Shqipëria ishte antiamerikane”. Periudhat e tjera të historisë as që mund të paragjykohen.

Në pak muaj, ose më saktë që nga mesi i shkurtit i këtij viti, deri tani, mes shqiptarësh është ngritur një valë e vërtetë atniamerikanizmi. U gjet caku i zgjedhjeve të pushtetit lokal për të shpërthyer aq fuqishëm sa mund të shpërthejë antiamerikanizmi në një komb që deri tani është konsideruar nga më proamerikanët në rajon. Studiuesit zemërzinj të kombit shqiptar, me këtë rast, kanë gjetur rast të thonë se edhe me besimin fetar shqiptarët janë false, tjetër jane e tjetër thonë. A nuk u duken proamerikanë dhe tani po ndodh ndryshe: Nesër përleshen proamerikanizmi me antiamerikanizmin “në fushën e qendrave të votimit”.

Nesër nuk është punë zgjedhjesh, nesër misioni antiamerikan ka veshur petkun ‘demokratik te ruajtjes së votës’.

Kush do të fitojë?

Nesër do të fitojë amerikanizmi, por i përgojuar dhe ndoshta pak i përgjakur. Po pasnesër, vallë kush do të fitojë? Edhe pasnesër e përditë do të fitojë amerikanizmi. Por pyetja është: Ku po flinte antiamerikanizmi?

Dy parti politike që kanë qeverisur gjatë 30 vjetëve, herë njëra e herë të dyja së bashku, e goditën dhe po e godasin me sa fuqi kanë amerikanizmin. Për nesër kanë bërë thirrje që populli të mos votojë, qëllimi është për të rritur numrin e ‘shqiptarëve antiamerikan’. Militantët e tyre, shumica e atyre që nuk do të votojnë, natyrsisht do të numërohen si ‘pjesa antiamerikane’ e kombit shqiptar. Ky është antiamerikanizmi politik.

Dy partitë e mëdha të opozitës, që kanë qeverisur për 30 vjet, kanë shpallur se ‘nuk pyesim Amerikën, zot jemi vetë’. Koracën e fortë proamerikane PD dhe LSI e goditën me dhunë mbi shtetin dhe mbi individin, në sy të të gjithë botës. Nëntë ditë të furishme dhune në kryeqytet dhe në periferi shënuan fitoren e parë antiamerikane. Nesër, me rastin e zgjedhjeve, të dy partitë antiamerikane nuk presin fitoren, por presin pagëzimin e kombit shqiptar si ‘komb në kaos’ shtetëror, në amullinë e paaftësisë për të ndërtuar shtet. Lufta antiamerikane do të vazhdojë edhe të hënën.

Liderët e partive të vëna në front kundër Amerikës frymëzojnë ‘një Amerikë larg nesh’, një ‘Amerikë të paaftë’ dhe me zyrtarë mercenarë ‘të shitur te serbi’. Kryetari i PD ka përdorur fonde të paligjshme ruse për fushatën elektorale duke ngatërruar në puzzlin pro rus edhe vetë presidentin amerikan, Donald Trump. Kryetari i PD ndodhet në proces hetimi penal, por pret që edhe të burgoset si një “dëshmor anti amerikan”, duke i dhënë shanse mbrojtjeje prej Rusisë. Edhe presidenti i Republikës i ka treguar vendin Amerikes, dhe sipas tij, Amerika e ka vendin larg, ‘në Korenë e Veriut’. Ky person, edhe kulturalisht, tërë karrierën e tij ka qenë dhe mbetet antiperëndimor. Muajin e fundit, duke firmosur dekrete nul, ka nxitur konfliktin brenda kombit, me shpresë se do të ndizet zjarri i madh ku nuk dihet cili vjen për ta shuar. Në mendjen e tij ndodhen dy modele: Shqipëria 1997 dhe Siria 2014/ 2018.

Në vitin 2016/ 2017, në vendin tonë zbarkoi komploti kundër Trump të sapo zgjedhur në Amerikë, ku morën pjesë dy presidentët tanë dhe dy ish shefat e CIA të betuar kundër Trump

Ky është antiamerikanizmi politik, beteja e të cilit kulmon nesër në ditën e zgjedhjeve.

Antiamerikanizmi finte në media. Mediat për vete zgjohen që në mëngjes dhe nisin luftëne tyre me kapuç në kokë me qëllim që të përgojojnë sa më shumë, të gjobisin sa më shumë dhe të krijojnë sa më shumë amulli; por brenda shumicës së tyre flinte antiamerikanizmi. Organizata Konrad Adenhauer Shiftung ka shpallur me emër mediat e Tiranës që kanë sulmuar NATO n dhe Amerikën, duke krijuar idenë se këta ‘janë elementë qe nuk na nevojiten’. Antiamerikanizmi mediatik është i përhapur si në Tiranë edhe në Prishtinë ku me zor pritet një lajm i keq nga Amerika, pavarësisht sa i vërtetë është.

Antiamerikanizmi i besimit fetar është publikisht më i njohuri. Por ky do të flinte siç ka fjetur në shekuj dhe do të ishte po aq qesharak sa ç’ka qenë në shekuj. Amtiamerikanizmi politik e ka zgjuar, i ka dhënë formën e vet dhe e ka përgatitur për nesër e për ‘të hënën’ krijesen e vjeter fetre antiamerikane. Mediat i kanë hapur mushkërinjtë antiamerikanizmit fetar; ndërsa rrjetet sociale i kanë nxitur lirinë dhe guzimin antiamerikan. Rrjetet na tregojnë se këta kanë zot Iranin dhe “djall” Amerikën.

… Desha të them se nesër nuk është punë zgjedhjesh; ndodhemi në ciklonin e betejës pro dhe kundër Amerikës.

VERITAS.COM.AL/