Forca të shumta të policisë kriminale kanë zbarkuar në fshatrat Pjezë dhe Hardhisht për të kërkuar trupin e pengut të vrarë Jak Prenga. Ky i fundit ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes nga plagët e shkaktuara gjatë rrëmbimit të tij në Kamëz më 17 janar.
Gazetarja e Top Channel Anil Hoxha raportoi direkt nga vendi i ngjarjes ku besohet të jetë groposur trupi i pajetë i Jak Prengës.
Besohet se pasi pengu ka humbur jetën në resortin ‘Golden’ në Shijak, personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale kanë marrë trupin e tij dhe e kanë futur në një furgon më pas besohet se e kanë groposur në kodrat e fshatrave Pjezë e Hardhisht.
Jak Prenga u mor peng për shkak të një ngarkese të konsiderueshme kokaine që vëllai i tij kishte mbajtur të fshehtë dhe nuk e kishte dorëzuar në destinacionin ku i kishte caktuar banda ku bënte pjesë.
Deri më tani për këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë, mes tyre edhe ‘kokat’ që kanë porositur krimin në fjalë.
VERITAS.COM.AL/