Nga: Astrit Patozi/Fb

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por traineri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij.

Dhe të gjitha këto i thonte në ditën e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin.

Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.

Veritas.com.al/