Kryetari i komitetit organizator të  garës së  maratonës së Athinës, Kryetar i Federatës së Qyteteve për Paqen   dhe ish Kryetar i Bashkisë së Marathonës z. Spiros  Zaharis, i dorëzoi  sot Kryetarit të Bashkisë  së Tiranës z. Erion Veliaj, dymbëdhjetë kurora ulliri – të cilët Grekët e lashtë i quanin kotinë të thurrura me degë pemësh ulliri që i kanë rrënjët e tyre në Monumentin e Marathonës -, me të cilat do të nderohen fituesit e garës së maratonës që do të zhvillohet në  Tiranë, ditën e dielë, 7 tetor 2018.

Në Greqinë e Lashtë, fituesit e Garave Olimpike  i nderonin me kurora ulliri, duke përcjellë mesazhin se  garat nuk kishin si  qëllim  pasurimin e atletëve, që ishin njerëz të lirë,  por zhvilloheshin për nder dhe lavdi.

Kurora e ullirit, ose kotini, përfaqëson simbolin  e  përbotshëm të  paqes  dhe lirisë.

Njëkohësisht,  z. Zaharis i  dhuroi  një kotinë të artë   Bashkisë së Tiranës , e cila tre vitet e fundit,  i  takon yjësisë së qyteteve që organizojnë  gara maratone, duke mbajtur gjallë idenë e Demokracisë  dhe të  Lirisë, të Garave Fisnike .

Dhënia e kurorave nga ana e Greqisë, koincidon dhe me përfundimin e Ekspozitës ‘’Myrtis’’, -që organizoi Ambasada e Greqisë dhe Përfaqësia e OKB- sl në Shqipëeri-  dedikuar  vajzës 11 vjeçare nga Greqia e lashtë, e cila u shpall ‘’Mike e Objektivave të Mijëvjeçarit’’ nga ana e OKB-së.

Me këtë mënyrë, mesazhet  kulturore të këtyre dy aktiviteteve  për Paqe dhe Liri në botë  , ndërthuren mes tyre dhe bëhen edhe më të forta.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj. Eleni Sourani theksoi se fitorja në betejën e Marathonës, përbën për qytetërimin europian  simbolin e përballjes shekullore të humanizmit dhe të lirisë, kundër tiranisë.

Gara e maratonës, nënvizoi znj. Sourani, na kujton se ecuria e qytetërimit dhe e lirisë është  e gjatë dhe e vëlshtirë, dhe nuk ka rëndësi se kush mbërrin në finish i pari, por të arrijë finishin.

Zoti Zaharis, duke i dorëzuar kurorat Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, propozoi që në garën pasardhëse të maratonës në Tiranë,   të marrë masa të veçanta,  për  transportin rrugor të flakës olimpike , në mënyrë që të arrijë në kryeqytetin e Shqipërisë, duke përshkuar dy vendet.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e Ambasadës Greke në Shqipëri në fusha sociale dhe kulturore të ndryshme të qytetit.

Veritas.com.al/