KOMENT

Ndonëse na ndan pak se një javë nga 25 vjetori i çlirimit të Kosovës, qeveria e këtij vendi nuk ka ende një agjendë zyrtare përfundimtare. Burime për ABC News citojnë se mes presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Kurti ka patur mosmarrëveshje për këtë organizim dhe po punohet për të arritur një dakordësi.

Pjesë e diskutimeve ka qenë dhe Shqipëria. Kjo pasi fillimisht qeveria e Kosovës nuk ka përfshirë asnjë të ftuar nga autoritetet shqiptare, por më vonë është njoftuar pjesëmarrja e Presidentit Bajram Begaj, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Kosovës në 12 qershor.

Ndonëse të paqartë në njoftimet zyrtare, Këshilli Organizativ i Ceremonisë ka lajmëruar se do të ketë kufizime në pjesëmarrje dhe si të ftuar, fjalim do të mbajnë vetëm dy delegatë të huaj, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë.

 

Ndonëse të paqartë në njoftimet zyrtare, Këshilli Organizativ i Ceremonisë ka lajmëruar se do të ketë kufizime në pjesëmarrje dhe si të ftuar, fjalim do të mbajnë vetëm dy delegatë të huaj, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve ka patur debat dhe për logon e publikuar nga Albin Kurti në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës që është cilësuar si një logo mono etnike që ndan komunitetet, kur duhet t’i bashkojë ato.

Vitin e shkuar, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Bajram Begaj nuk krijoi ndasi mes Shqipërisë dhe Kosovës duke i quajtur një.

Por këtë vit, është dashur një ndërhyrje e fortë nga Ministria e Jashtme. Burime diplomatike konfirmojnë për ABC News, se ambasadori i Kosovës në Tiranë, është thirrur në ministri ku është mbajtur disa orë. Atij thuhet se i është kërkuar arsyeja përse Shqiperia, e cili si vendi amë priti nga marsi në qershor 1999, mbi një milion shqiptarë vëllezër, si refugjatë lufte shkaktuar nga aksioni i spastrimit etnik i Miloshevicit, është injoruar në këtë mënyrë nga protokolli i qeverisë së Kosoveës.

Menjëherë më pas, përfshirë dhe ndërhyrjen e Presidentes Osmani, emri i Bajram Begajt është rikthyer në listën e folësve. Por incidenti shënohet në radhën e përplasjeve mes Tiranës e Prishtinës, me vetëm një përgjegjës dhe fajtor: Albin Kurtin./abc