Rreth Nismës së liderve të vendeve të Ballkanit, ‘Shengeni Ballkanik’ ka reaguar edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter. Ai është shprehur me një fjalor të konsumuar dhe nervoz, se ‘Rruga nga Tirana në Beograd kalon nëpër Prishtinë’.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se qeveria e Kosovës, me mospjesëmarrjen në takimin e Tiranës, Kosova po humb respekt, po humb mbështetje, po humb reputacion dhe se ka hyrë në një rrugë qorre!
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.
Veritas.com.al/