Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitoron zhvillimet në kompaninë turke Kurum International, e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.

Gazetarja Edisona Skënderi raporton se një grup prokurorësh të Durrësit dhe oficerësh të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë turke, ku kanë bllokuar dokumentacionin dhe arkivat e saj në lidhje me anijen me mbetje toksike të nisura drejt Tajlandës.

Shkak i ndërprerjes, sipas kompanisë, është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë. Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve iu është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Ndërkohë që prej ditës së “flakjes” në rrugë të gjithë punonjësve të Kurum, nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga qeveria, as nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtori Qendrore Sindikata e punonjësve të Kurum dhe as nga punonjësit e Kurum