Rusia kërkon ekstradimin e Rasul Miklaev, i dyshuar për vepra terroriste, ai dyshohet se ka luftuar në Siri si pjesë e shtetit islamik ISIS. Kërkesa mbërriti në gjykatën e Durrësit me 19 gusht dhe seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Miklaev pritet të zhvillohet me 29 gusht.

Miklaev i dyshuar si anëtar i grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Ansëar, qëndroi për 11 muaj në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Karrec. Përgjatë kësaj kohe ai refuzoi të fliste, sa për një kohë të gjatë, u mendua se mund të ishte shurdh- memec.

Pas insistimit të autoriteteve, Rasul vijoi të jepte identitete të ndryshme, 11 të tillë. Identifikimi i tij angazhoi disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente, derisa u zbulua se për të kishte një urdhër arrest nga autoritetet ruse, për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Veritas.com.al/