(Pamje nga fshati Lumalas, Korçë_

Policia, menjëherë pas denoncimit të çiftit nga fshati Lumalas në Korçë se i grabiten paratë në shtëpi, Policia njofton se shtetasi i grabitur ka inicialet I.SH. Gjithashtu jepen detaje se grabitësit i morën paratë e dy kasafortave. Grabitësit ishin tre persona të maskuar- sips Policisë.

Gjithashtu Policia sapo ka njoftuar se “ka nisur procesin e hetimit dhe verifikimeve” për kapjen e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur sot, akoma pa zbardhur dita. Por Policia nuk jep asnjë të dhënë tjetër, veçse personi i grabitur, rreth 60 vjeç, kishte një biznes tregtie.

Ndërsa akoma nuk dihet nëse hetimi ka nisur në rrethin e afërt të familjes së I.Sh. Të gjitha gjaz=sat janë që vetëm njerëz të afërt mund të dinë se një person “X” ka dy kasaforta ku ruan paratë dhe se këto kasaforta ndodhen ën dhomën e gjumit , si në rastin konkret. Kjo është pjesa më interesante e lajmit se sa vetë grabitja. Grabitja me armë e me maska, tashmë është një “lajm” që nuk mund të ngjallë shumë interes. Është bërë kaq e zakonshme grabitja dhe kërcënimi me armë.

Veritas.com.al/