Media italiane  e ka vënë këtë ‘nickname’, duke e quajtur se “bosi më i madh i drogës në Milano’.

Bëhet fjalë për një shqiptar, kohët e fundit i izoluar në Berat, Alket Hatija.

Zoti Hatija u arrestua me datë 8 korrik nga Policia shqiptare, sipas informacioneve të karabinierisë së Milanos. Ai akuzohet si transportues i madh i drogës për në Itali, vlera e të cilës, sipas Policisë Italiane, arrin vlerën e më shumë se 40 milionë euro.

Gjykata e Durrësit e kishte gjykuar më parë kërkesën e prokurorisë “për arrestimin e zotit Hatija me qëllim ekstradimin’ në Itali. Gjykata kishte vendosur vetëm masën “ detyrim paraqitjeje” duke e lënë të lirë Alket Hatijen- të quajtur ndryshe edhe ‘lordi i drogës’ në Itali.

Gjykata e Milanos e ka dënuar me 20 vjet burgim, në mungesë.

Ndërsa Gjykata e Durrësit e ka marrë vendimin për të mos e burgosur, por vetëm për ‘detyrim paraqitjeje’, mbështetur mbi arsyetimin se ‘e ka kryer dënimin në Itali’.

Prokuroria do të apelojë vendimin e Gjykatës dhe do të kërkojë burgosjen e Hatijes.

Gjyqtari, dhe kryetar i trupit gjykues që la të lirë ‘baronin më të madh’ të drogës, është Petraq Curi.

Veritas.com.al/