Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan , 4 ditë para zgjedhjeve, nga Struktura e Armatosur e Partisë Demokratike. Rezulati ka dalë në përfundim të hetimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit, nga vrasja që tronditi opinionin publik, për këtë arsye ato janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Më konkretisht Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parër që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë. Më pas, përplasja me armë nisi në sy  të Nushit dhe Pallës. Në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.

“Ai i ka thënë që kemi ndaluar këtë mjetin ML, ngjyrë të zezë pa targa, e cila ka brenda karta identiteti dhe po shpërndan lek nëpër votues. Në këtë moment unë i them përgjegjësit të grupit Shqiponja që shoqëroni personin në Drejtori së bashku me mjetin pa targa. Në këtë kohë plasi rrëmuja, filluan të konfrontoheshin me njëri-tjetrin dhe unë dëgjova të shtëna armësh që vinin nga mesi i pallateve jo në rrugën kryesore ku kishim qëndruar makinën ne”, mësohet të ketë deklaruar Palla lidhur me ngjarjen.

“Ai me sqaron se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, shtetas tjetër me arsyen sipas tij se ai person po bente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ai me tregoi se atij personi që kishin bllokuar i përkiste mjeti, fuoristrada e zezë të cilen ma tregoi me gisht dhe ishte ajo që cilesova më lart gjatë deklarimit. Arjani me tha se brenda në ate mjet ka para , lista emerore. Nga aty ku isha kam kthyer koken andej nga vinin krismat dhe kam vënë re se aty ishte e parkuar një makinë e vogel, veturë ngjyre e zeze, pra e parkuar tek rruga e prishur, rruga qe po riparohet. Kam vënë re duke parë mbi pjesën e sipërme të asaj veture, nga pas saj, një person i cili ishte i ulur, mbështetur ne njërin gju dhe shtinte me pistoletë pa nderprerje, në drejtim të grumbullit të personave që ishin në këmbë pranë blloqeve të betonit”, ka deklaruar Nushi ndër të tjera. Me “ai”, 2 ish-zv drejtorët i drejtohen Arbër Paplekajt, i cili ka qëlluar duk lënë të vdekur në vend Pjerin Xhuvanin.

Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s.

Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes ‘Babalja’. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

Si ndodhi ngjarja
Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Çfarë ishte Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e votës
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, zbuloi skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill. Quhej “Struktura për Mbrojtjen e Votës” (SMV). Lajmi u bë  publik me zë dhe me figurë nga ish- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin te paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture. Bardhit tha aso kohe se vrasësi Arber Paplekaj “ishte pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryente në ato moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtës së votës, kishin në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit”.  Struktura për Mbrojtjen e Votave përdorte furgonë të njëjtë si në ditën kur ndodhi vrasja në Elbasan, me të cilët ky grup paraushtarak patrullonte qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë