Në politikën shqiptare ka ende spiunë dhe bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Alarmi është dhëna nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit, i cili shprehet sot se një funksionar i lartë me inicialet I.M rezulton se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.
AIDSSH e sjell këtë rast në kuadër të një nisme që ka marrë, ku kërkon që verifikimi i politikës për lidhje me Sigurimin të bëhet me detyrim. Por kush është personazhi I.M? Sipas Autoriteti të dosjeve ai është një person me profil shumë të lartë politik.
“Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur”, shprehet AIDSSH në një njoftim të publikuar në faqen e saj. Edhe pse Autoriteti i Dosjeve nuk e tregon emrin e plotë, në vend vetëm një person njihet me këto iniciale dhe që ka pasur post të lartë politik.
Kur u miratua ligji për hapjen e dosjeve, politika futi disa nene ku e amnistonte veten. Sot nuk ka asnjë detyrim për verifikimin e deputetëve apo ministrave. AIDSSH kërkon që të futet një ligj si ai i dekriminalizmit, ku para zgjedhjeve kandidatët të verifikohen.
Ndërkohë është hedhur dritë se si ndër vite janë zhdukur dosjet e Sigurimit dhe ata që kanë pasur pushtet kanë fshirë të dhënat për veten e tyre. Po ashtu AIDSSH nuk heton dot politikanët që ka verifikuar Komisioni Bezhani, i cili ka nxjerrë shumë emra të lidhur me Sigurimin.
“Emrat e shqyrtuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti, me dispozitë ligjore. Nga ana tjetër, neni 29 pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat përinformim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo për kërkesatindividuale për informim. Në këtë rast, Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe e jep dokumentacionin nëadministrim, siç rezulton nga verifikimi. Disa herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime për ndërhyrje nëligj sa i takon dispozitës në fjalë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ, Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhor edhe OSBE-së. Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë”, thuhet në deklaratë.