Për kapjen e makinave ”Toyota Yaris” me 3.4 mln euro në portin e Durrësit, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi si garant kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Pas akuzave, Balla ngriti dy padi për Bashën, e para ‘për shpifje ndaj personit’. Padia e dytë është “për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Padinë për ”shpifje” Taulant Balla e depozitoi në Gjykatën për Krime të Rënda, dhe mësohet se më 10 korrik është caktuar seanca e parë, si dita kur dy politikanët do të përballën në gjykatë.

Seancën e shkuar Basha e paralajmëroi një aksion të tillë dhe akuzoi Ballën si porositës të transportimit drejt Shqipërisë të shumës prej 3.4 milionë euro çash’.

Pas zhvillimit të operacionit, Balla e kallëzoi Bashën penalisht, duke e akuzuar për shpifje në Kuvend dhe për nxjerrje të sekretit hetimor.

Veritas.com.al/