Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart gjatë samitit të Apec mbajtur në Vietnam.

Takimi mes tyre u jep fund spekulimeve të dyanëshme; sikur Trump dhe Putin nuk do të takohen fare gjatë samitit në Vietnam; dhe nga ana tjetër se ‘do të ketë takime formale’ mes dy liderve botëror.

Më shpejt Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses Sarah Sanders, kishte paralajmëruar se dy liderët nuk do të kenë takime as bisedime formale gjatë samitit.

Takimi fundit mes dy liderve ishte ai i mbajtur në Hamburg, gjatë samitit të G20.

Foto e realizuar në takimin e shkurtër, jo formal, të Vietnamit, dëshmon një takim miqësor e të ngrohtë.

Veritas.com.al/