Kryeministri Edi Rama në përgjigje të deputetit të PD-së Tritan Shehu, e ironizoi këtë duke i thënë se ai as nuk e ka dëgjuar se çfarë ka thënë në fjalën e tij për ‘Ballkanin e Hapur’. Rama tha se Shehu lexoi përgjigjen që kishte bërë gati të shkruar, dhe kjo për Ramën ishte si të flisje me vete. Në fund të fjalës së tij Rama tha se ‘Open Balkan’, do vazhdojë duan apo nuk duan ato, pasi është në interes të Shqipërisë.
‘Siç kishit shkruar përgjigjen pavarësisht nga fjala ime. Ju nuk më dëgjuar ndërkohë që unë ju dëgjova dhe më vjen keq t’ju them që ju flisni me vete dhe për vete. Duke bërë atë që keni bërë tashmë prej kohësh. Edhe tani që flasim prapë në partinë tuaj flitet me vetë dhe për vete dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur ëhstë e vërtetë që gjithkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’. Ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin. Doni ju s’doni ju do të vashdojë pasi është në Interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se me nismën ‘Balkani i Hapur’ synohet një treg i përbashkët Rajonal, ku sipas kreu të qeverisë do të rritet me 6.7 % prodhimi i përgjithshëm shqiptar. Rama tha se në këtë nismë nuk ka lidhje as Jugosllavia e re dhe as Rusia apo Kina. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Kosova humbet duke munguar në atë tryezë.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se me nismën rajonale ‘Open Ballkan’ integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.