Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot, Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste.
Fjalën e hapjes në këtë kongres, e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se në këtë kongres janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë, për të ngritur zërin dhe për të ndarë vizionin për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët do i japin mandatin e katërt PS-së për të realizuar ëndrrën e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
“PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030 ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë do vendosimi përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. Do të hyjmë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartësh. Anëtarë të BE-së”
Komente