Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 17.00 në një seancë të jashtëzakonshme.

Mbledhja e seancës plenare zhvillohet me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama.

Qëllimi është miratimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për shkarkimin e zv/kryeministres dhe disa ministrave dhe emërimin e zv/Kryeministrit të ri dhe ministrave të tjerë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka dekretuar ende shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pas refuzimit për të dekretuar në këtë post Gent Cakaj.

Kryeministri Rama ka paraqitur kërkesën e dytë, atë për të emëruar kryeministrin Rama edhe si ministër i Jashtëm, por ende nuk ka një përgjigje nga Presidenti Meta.

Dje, zoti Meta është shprehur se do ta shqyrtojë këtë kërkesë “me qetësi, por pa dashuri”.

Veritas.com.al/