Me sloganin ‘zgjedhim të ardhmen’, një numër i lartë demokratësh janë mbledhur para Pallatit të Kongreseve, ndërsa kanë nisur punimet punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Pjesëmarrja është masive ku Lulzim Bashës i janë bashkuar shumica e deputetëve dhe drejtuesve të PD-së, si dhe figurat më të rëndësishme të kësaj force politike.
Në Kuvendin Kombëtar të PD pritet ta votohen ndryshime statusore, ndërsa po ashtu do të miratohet edhe propozimi i nenkryetarit Enkelejd Alibeaj, që në strukturat e kësaj partie të mos ketë individë të shpallur ‘non grata’. Nryshime të tjera që pritet të bëhen nesër në statut janë të krijohet Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD-së, pra siç është FRPD dhe Forumi i Gruas.
Në Pallatin e Kongreseve janë ngritur Komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve, të cilët verifikohen në hollin e pallatit të Kongreseve me kartë anëtarësie dhe kartë identiteti. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se do ketë edhe mbështetës, njëjtë si në Kuvendin e Berishës.
Në Kuvend nuk do të ketë qendra votimi, pasi si në çdo Kuvend do të votohet me ngritje dore. Votimi me fletë do bëhet vetëm nëse vendoset për përjashtimin e Berishës.