Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e 5 qershorit të pajtuar mes palëve në Këshillin Politik, marrëveshja u miratua me 97 vota pro.

Miratimi i kësaj marreveshjeje ishte vene si kusht nga organizmat e BE per te proceduar ne rrugen e negociatave me Shqiperine.

74 vota pro ishin nga mazhoranca teksa 23 nga grupet parlamentare të opozitës brenda Kuvendit. Por ndërkohë bie në sy se vetëm 6 deputetë kanë votuar kundër saj, 6 nuk morën pjesë në votim teksa 4 ishin abstenim.

Marrëveshja e 5 qershorit përfshin ndnryshimet në Kodin Zgjedhor nga amendamentet e dakordësuara në Këshillin Politik mes PS, mes opozitës parlamentare dhe PD- LSI. Ajo u arrit falë edhe të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.

Marreveshja per listat e hapura, e kerkuar nga opozita parlamentare,  do të votohet më 30 korrik teksa mazhoranca siguron se ajo do të miratohet ashtu siçu miratua edhe marrëveshja e 5 qershorit sot.

VERITAS.COM.AL/