Gjatë punimeve sot në seancë Parlamentare janë miratuar edhe dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë hapa vendimtarë drejt ngritjes së Gjykatës Kushtetuese

Pasi Kuvendi ka votuar për miratimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Fiona Papajorgji dhe Elsa Toskës, ka reaguar ashpër Presidenca

“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës, shkruan Presidenca e Republikës!

Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Veritas.com.al/