Kuvendi miratoi sot Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.

Parlamenti votoi me 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Ndërkohë opozita sërish nuk ishte pjesë e seancën plenare.

Me 76 vota pro maxhoranca parlamentare miratoi ne seancën plenare, edhe paketën fiskale për vitin 2019.

Në mungesë të opozitës, mazhoranca ka preferuar të zhvillojë debat të brendshëm për çështjen e buxhetit.

Përplasja ndërmjet ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj dhe kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka patur në qendër të vëmendjes taksimin e pagave të ulëta.

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti”, tha kryeministri Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat e cilësoi buxhetin e vitit 2019, të miratuar sot vetëm me votat e PS në Kuvend, si një vjedhje me ligj. Kryedemokrati u shpreh se ky buxhet ka prioritet vetëm koncesionet dhe rritjen e shpenzimeve për luksin e ministrave të kabinetit “Rama”.

“Është buxheti më katastrofë në 28 vjet, ngarkon me borxh edhe foshnjet e sapolindura’, – u shpreh kreu i PD.

Veritas.com.al/