Këtë të mërkurë Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë.

Në rendin e ditës do të jenë ligjet e fundit që do të miratohen me votat e opozitës së re pas braktisjes së parlamentit nga PD dhe LSI në shkurt 2019.

Sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi.

Por Delegacioni i BE përmes një deklarate kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA-s. Ai thotë se e ka ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), ndaj thekson në reagim se është me rëndësi “që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste” të punës së këtij institucioni.

VERITAS.COM.AL