Kuvendi ka rrëzuar me 72 vota kundër kërkesën e PD-së, për ti hequr mandatin deputetes së PS-së, Valentina Leskaj. Debati për mandatin e saj është bërë në fund të seancës së kuvendit, që ishte dhe pika 9 e kalendarit të sotëm.Ndërkaq, 40 deputetë kanë votuar për heqjen e mandatit të Valentina Leskajt, 72 ishin kundër dhe 3 deputetë kanë abstenuar.