Ashtu siç pritej, seanca e sotme plenare e Kuvendit nisi e tensionuar.
Pasi opozita bllokoi foltoren, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi e ndërpreu për herë të tretë seancën.
Opozita vijoi të fliste pa mikrofona dhe fjala e tyre transmetohej ‘live’ në facebookun e Lulzim Bashës, por edhe këtë herë Ruçi veproi duke ndërprerë linjën e internetit.
“Ju erdhi ora e Facebookut, vazhdoni në Facebook”, tha Ruçi para se ta ndërpriste seancën për të tretën herë.
Kjo u konstatua gjatë kohës kur ishte duke folur Edmond Spaho pasi fjala e tij u ndërpre nga lidhja ‘live’.
Veritas.com.al/