Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën, dita e parë e javës së ardhshme, në një seancë të jashtëzakonshme. Në agjendën e Kuvendit do të jenë votimi i Komisioneve të vettingut dhe ndryshimet në qeveri.
Në bazë të marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha, zgjedhjet do të mbahen me 25 qershor, ndërsa opozita do të marrë postin e zv/kryeministrit dhe postet e 6 ministrave të konsideruar teknikë.
Ndryshimet që duhen votuar, janë:
Zv/kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
/Veritas.com.al/