Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot një nga ligjet më të diskutuara prej dy dekadash, ligjin për importimin e mbetjeve të riciklueshme nga jashtë vendit. Ky është një ligj që është paraqitur disa herë në Kuvend, por ka dështruar për shkak të protestës dhe pakënaqësisë popullore.

Ligji u miratua në kufijtë e besimit, me vetëm 63 vota pro, kur duheshin të paktën 71 vota.

Opozita u deklarua se është kundër këtij ligji.

Gjithashtu kundër ligjit votuan edhe deputetë të maxhorancës, si Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Dash Peza; kundër votoi edhe kryetari i Partisë së Gjelbër. Vetë kryetari i Kuvendit, gjatë kohës që votohej ligji, gjeti rastin të mos ndodhej present në sallën e Kuvendit. Deputetetët e PDIU në koalicion abstenuan.

Gjithashtu kanë abstenuar edhe deputetet socialiste Klodiana Spahiu dhe Luljeta Arapi. Përparim Spahiu i LSI ka abstenuar, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ ka votuar kundër.

Ndërsa votohej ligji për mbetjet, qindra qytetarë protestonin jashtë sallës së Kuvendit. Deputetë si nga maxhoranca edhe nga opozita kanë kërkuar Referendum për shfuqizimin e ligjit.

/Veritas.com.al/