Kuvendi i Shqipërisë do të votojë të enjten e 7 korrikut rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Në të “konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
“Kuvendi dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi”, vijon rezoluta.
Më 16 qershor, përfaqësuesi socialist njoftoi se do të kishte një prezantim të rezolutës “siç i ka hije”.
“Në një seancë do të ketë një moment të posaçëm për përkujtimin dhe nderimin e viktimave”, theksoi Balla.
Mazhoranca – sa i përket – rezolutës së propozuar nga Berisha ka përsëritur shpesh se rrëzimi i saj nuk ka të bëjë me përmbajtjen.
Porse PS-ja nuk do të votojë kurrë një propozim të ardhur nga një person i shpallur non grata, si Sali Berisha.
“Dua të sqaroj se qëndrimi ynë kishte dhe ka të bëjë me faktin se njëri prej deputetëve propozues quhet Sali Berisha, i cili me vendimin që ne kemi marrë, është i papranueshëm për çfarëdolloj propozimi”, sqaronte Balla në fjalën e tij.
Sipas deputetit të PS-së, qëndrimi i Shqipërisë ndaj masakrës serbe në Srebrenicë është tepër i qartë.
Votimi i 13 majit
Parlamenti i Shqipërisë hodhi poshtë të enjten e 13 majit një rezolutë që njeh gjenocidin e kryer nga forcat serbe në vitin 1995 në Srebrenicë dhe Bosnje-Hercegovinë.
Rezoluta ishte nismëtuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
Opozita akuzoi mazhorancën e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, të cilët të gjithë votuan kundër rezolutës, për lidhje të ngushta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Shehu do të shprehej se ishte një ditë e hidhur dhe e shëmtuar për Kuvendin e Shqipërisë.
”Ne jemi i vetmi parlament që nuk kemi një dokument formal që dënon gjenocidin. Është një ditë që lë gjurmë të rënda në botën demokratike. Pak ditë më parë, këta zotërinj votuan kundër rezolutës që dënon gjenocidin rus në Ukrainë. Sot nuk e pranuan rezolutën që dënon gjenocidin serb. Në Bosnje nesër nuk do të pranojnë të dënojnë gjenocidin serb në Kosovë. Pse? Këto janë detyrimet tona. Këto janë qëllimet. Prandaj jemi të veçuar sot në parlamentin shqiptar”, nënvizonte deputeti demokrat.
Duke folur në parlament, Balla sqaroi se nuk mund të mbështesnin një rezolutë që mbështetet edhe nga deputeti Sali Berisha.
Ky i fundit, sipas tij, shërbeu si president i Shqipërisë gjatë gjenocidit të Srebrenicës.
Balla pretendoi se Berisha kishte ndihmuar presidentin e atëhershëm serb Slobodan Millosheviç të kryente gjenocid.
Kjo, duke i dërguar atij naftë në kundërshtim me një embargo ndërkombëtare të naftës kundër Serbisë.
Berisha mohoi akuzat se kishte shkelur embargon e naftës ndaj Serbisë, duke thënë se e vetmja embargo që kishte shkelur ishte dërgimi i armëve në Bosnjë dhe Kroaci, të cilët në atë kohë luftonin kundër serbëve.
Lufta e Bosnjës
Bosnjë dhe Hercegovina pësoi dhimbje të mëdha gjatë luftës së saj për pavarësi, duke përfshirë rrethimin e Sarajevës dhe gjenocidin e Srebrenicës, mizoria më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë.
Kohë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan qytetin e Srebrenicës, pavarësisht nga prania e trupave paqeruajtëse holandeze.
Forcat serbe po përpiqeshin të merrnin territorin nga myslimanët boshnjakë dhe kroatët për të formuar një shtet.
Në pranverën e vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e shpalli Srebrenicën një “zonë të sigurt”.
Në pranverën e vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e shpalli Srebrenicën një “zonë të sigurt”.
Megjithatë, trupat e udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç – i cili më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid – pushtuan zonën e OKB-së.
Trupat holandeze nuk arritën të vepronin ndërsa forcat serbe pushtuan zonën, duke vrarë rreth 2 mijë burra dhe djem vetëm më 11 korrik.
Rreth 15 mijë banorë të Srebrenicës u larguan në malet përreth, por trupat serbe gjuajtën dhe vranë 6 mijë njerëz të tjerë.
Trupat e viktimave janë gjetur në 570 vende në Bosnjë.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi se ishte kryer një gjenocid në Srebrenicë.
Më 8 qershor të vitit 2021, gjyqtarët e gjykatës së OKB-së lanë në fuqi një vendim që dënonte Mlladiç-in me burgim të përjetshëm për gjenocid, si dhe persekutim, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë.