I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë. Ai kujtoi në një postim në Facebook “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit. I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë.

Ai kujtoi në një postim në Facebook “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.

 

“Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e rëndë. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi Grenell.

Ai shkroi se “europianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.

“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, shtoi Grenell.

Zyrtari i lartë amerikan tha se “kjo burgosje e padrejtë duhet të marrë fund”, ndërsa postimin e mbylli me një “#Jack Smith”, emrin e prokurorit i cili i akuzoi ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Presidenti i SHBA-së, Donal Trump s’e ka përjashtuar mundësinë e hetimit të Jack Smith, ndërsa ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të kthehet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një intervistë në NBC New, Trump e quajtur “shumë të korruptuar” Smithin, i cili para një viti ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj tij.

“I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë… mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, deklaronte Trump.

Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po mbahen ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në saje të asaj aktakuze. Atje qëndrojnë edhe ish-komandantë e ish-ushtarë të UÇK-së për akuza të ngjashme. Disa tashmë janë dënuar.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *