Nga: Lorenzo Vita
Pranimi iranian shpon qiellin e Teheranit si rrufeja që natën e kaluar ndërpreu jetën e qindra njerëzve të pafajshëm në Boeing 737. “Një gabim njerëzor” shpjegojnë krerët e Republikës Islamike, me Mohamed Zarif dhe Hassan Rouhani qe paraqesin ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave dhe rrëfejnë zinxhirin e gabimeve tragjike dhe fatalitetin që çuan në rrëzimin e aeroplanit.
Për Iranin ju e dini që është një episod fondamental. Pranimi i fajit nuk ka pak rëndësi për një qeveri të bazuar në një ekuilibër shumë të brishtë të pushtetit dhe konsensusit. Kjo na bën të kuptojmë se diçka ka shkuar keq. Dhe për Teheranin nuk është hera e parë në këta muajt e fundit.
Protestat e këtij dimri, me të plagosur, te vdekur (ndoshta qindra) dhe çaktivizimit të internetit për miliona njerëz kishin dhënë një goditje të fortë por jo kaq të rëndë për Republikën Islamike. Por zinxhiri i ngjarjeve që filluan me vrasjen e Qasem Soleimanit ka ndryshuar diçka duke treguar të gjitha anët më të dobëta të sistemit ushtarak iranian. Së pari “boshllëku” i inteligjencës mbi gjeneralin e vrarë, që ka bëre të qartë sesi teknologjia amerikane ishte në gjendje të godiste këdo dhe kudo, pavarësisht aftësive kibernetike dhe luftës elektronike të ushtarëve iraniane. Një vrasje e shënjestruar që nxori në dritë dobësinë e forcave të Jerusalemit, pavarësisht aftësisë se tyre të qartë për të ndikuar në të gjithë politikën rajonale dhe ne konfliktet që po duken në Lindjen e Mesme. Droni amerikan nisur nga baza Al Udeid vrau me një te shtënë te vetme udhëheqësin ushtarak më të afërt me Liderin Suprem Ali Khamenei dhe njeriun në gjendje të udhëheqë forcat shiite Irakiane drejt një revolte kundër trupave amerikane dhe sistemit politik të lindur pas mundjes se Shtetit Islamik. Dhe paaftësia e Pasdaran për të parashikuar një goditje të tillë, duke e lënë “mëkëmbësin” e saj në Irak të gjurmohet dhe goditet, sinjalizon një kthesë të rrezikshme në lidhje me kapacitetet e mëdha të treguara deri më tani nga Gardianet e Revolucionit.
Pas vrasjes, funerali. Një tubim i madh popullor me miliona njerëz që pushtuan rrugët e Teheranit për ti bërë homazhe gjeneralit të madh të vrarë nga “Satanai i madh”. Një kryeqytet në flake, ndërsa në Qom, qendra kulturore e Islamit Shiit, është ngritur flamuri që shpall luftë. Por ndërsa arkivoli i Soleimanit përshkon rrugët e kryeqytetit të Republikës Islamike, diçka shkon keq. Dhjetëra njerëz që vdesin të shtypur. Një tragjedi: por edhe në këtë rast shumë drejtojnë gishtin mbi paaftësinë e autoriteteve për të kontrolluar sigurinë publike. Forcat e sigurisë ende nën akuzë: dhe këtë herë ishte ditë zie për një Vend të tërë.
Pastaj erdhi goditja kundër bazave amerikane të Erbilit dhe Ain Al Asad. Një goditje e pritur nga shumë si hakmarrja e madhe kundër atyre që kishin vrarë gjeneralin Soleimani. Pasdaranët kërcënojnë një reagim të ashpër. Ali Khamenei betohet për raprezalje por prapë kërkon dialog. Qeveria është e bashkuar dhe flet për reagim.
Por reagimi nuk është ai që shumë prisnin. Raketat e nisura nga bazat iraniane tregohen të padëmshme për amerikanët dhe nuk shkaktojnë as edhe një viktimë. Mediat në Teheran, në një moment të parë ekzaltimi, flasin për tetëdhjetë të vdekur në dy bazat e goditura. Pas disa orësh, vetë Irani është i detyruar të pranojë se madje nuk ka as edhe një të plagosur. Një goditje e lajmëruar, thonë shumë. Nga Mbrojtja amerikane konfirmojnë se goditja ishte për të vrarë dhe nuk ishte “deklaruar”. Në fakt, megjithatë, bëhet fjalë për një goditje me raketa të gjurmueshme dhe jo veçanërisht shkatërruese, aq sa çoi në shkatërrimin e një helikopteri, një droni dhe një depozite, ndërsa pritej hakmarrja e madhe e Pasdaran. Një raprezalje që ka ngjallur edhe shushatje në frontin shiit, aq sa që tani shumë druhen se hakmarrja e vërtetë do vijë nga milicitë e lidhura me atë sistem të dëshiruar nga Soleimani më shumë se sa nga Irani. Që si hakmarrës është demonstruar shumë më pak précis sesa donin më fanatikët.
Më në fund, në të njëjtën natë, rrëzimi tragjik i avionit të Ukrainian Airlines i drejtuar për në Kiev me 176 persona në bord. Në fillim, Irani mohon çdo akuzë: thotë se është e pamundur që një raketë të ketë goditur atë aeroplan dhe mohon të gjitha hetimet e shërbimeve te huaja, të konsideruara jo të besueshme dhe propagandistike. Pastaj vjen pranimi. Një tragjedi e ardhur nga një gabim. E pranon e njëjta, qeveria iraniane qe tani ka njoftuar për një hetim nga ana e forcave te armatosura për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe për të gjetur fajtorët. Por është një gabim që mund t’i kushtojë shtrenjte një qeverie dhe drejtuesve që kane vrarë demonstruesit, kane pranuar (në faktet) vdekjen e gjeneralit të tyre më të madh dhe simbolin e luftës kundër ISIS dhe ekspansionizmit shiit, kane goditur në një mënyre pothuajse qesharake dy baza amerikane në Irak dhe kane provokuar vdekjen e 176 të pafajshmëve. Një brishtësi e rrezikshme për një Iran që tani gjendet nën rrethim. Me zgjedhjet në derë dhe me sanksionet e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, ky zinxhir gabimesh, goditje fatale, hakmarrje dhe kërkesë per falje mund të rezultojë vendimtare për besueshmërinë e një sistemi që deri më tani i rezistoi ndikimit të presionit ekonomik, politik dhe ushtarak te pa precedent. Dhe përshtypja është se efektet e vdekjes së Soleimanit përfunduan që te godasin Iranin nga brenda dhe jo nga jashtë. Tani do të jetë e nevojshme të kuptohet se si do të reagojë vërtet Teherani: jo ndaj Trump, por ndaj humbjes se imazhit.
Veritas.com.al/