(FOTO: Arkiv)/
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka kallëzuar kryeministrin Rama në Prokurori. Akuza e ngritur nga LSI lidhet me kërkesën që ka bërë kryeministri në publik ndaj Policisë së Shtetit, ku i kërkon që ‘policët pas punës të mbledhin vota për Partinë Socialiste”.
Sipas LSI vepra penale e kryer nga kryeministri është ‘shpërdorim i detyrës shtetërore”.
Policia e shtetit ndalohet me ligj që të marrë pjesë në fushata elektorale në favor të subjekteve të caktuara politike. Ministri i Brendshëm Demiraj, menjëherë pas deklaratës së kryeministrit kërkoi nga policia që ‘të zbatojë ligjin’. Vetë kryeministri Rama kërkoi ndjesë për deklaratën e tij dhe tha se ‘gabimi është imi”.
Veritas.com.al/