(FOTO: Edouard Philippe ka qenë për një kohë të gjatë afër Alain Juppe)/

Presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur politikanin e qendrës së djathtë Edouard Philippe si kryeministër i ri i Francës.

Zoti Philippe, 46 vjeç,nuk është pjesë e partisë së re të centristëve  por nga qendra e djathtë e Republikanëve.

Zgjedhja e tij është parë si përpjekje për të tërhequr figurat kryesore nga të djathtët dhe të majtët e Francës.

Njoftimi mbi kryeministrin e ri ishte pjesë e ditës së parë të punës gjatë vizitës së Presidentit të sapo zgjedhur në Gjermani ku u takua shkurt me kancelarin Angela Merkel.

Edouard Philippe, kryetar i Bashkisë i qytetit port në veri , Le Havre, ka qenë i lidhur me Alain Juppé, i cili nisi të  garojë për president i Francës në vitin 2016, por që nuk fitoi nominimin në primare. Zoti  Juppé e vlerësoi kryeministrin e ri si një ‘talent i madh’.

Veritas.com.al/