Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, është arrestuar sot nga Policia, pasi Prokuroria Speciale SPAK ka firmosur urdhër-arreste për të dhe disa persona të tjerë, të dyshuar të gjithë si funksionarë të Bashkisë, shkruan newsbomb.al.

Forcat Speciale RENEA dhe tre furgonë të FNSH-së kanë zbarkuar sot në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, të shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Aty janë shoqëruar disa persona dhe kryebashkiaku Fatos Tushe pasi kjo Ndërmarrje ndodhet në godinën e Bashkisë.

10 të arrestuarit e tjerë, veç Fatos Tushes:

  1. Flamur Peqini
  2. Xhemal Hasko
  3. Blerta Turuku
  4. Ani Simoni
  5. Andri Mushaj
  6. Margarita Gjermeni
  7. Bujar Murati
  8. Ibrahim Lami
  9. Xhemal Hasko
  10. Gazment Çela

Nga informacionet që vijnë nga Lushnja, bëhet me dije se ky operacion anti-korrupsion koordinohet nga SPAK dhe dyshohet se kemi të bëjmë me disa akuza që lidhen me tenderat dhe shpërdorimin e detyrës.

Forcat Speciale kanë bastisur shtëpinë dhe zyrën e kryebashkiakut socialist Fatos Tushe, por deri tani nuk ka inormacion se çfarë dokumentesh janë gjetur, shkruan newsbomb.al. Gjithashtu, dhe shtëpitë e personave të tjerë të arrestuar janë bastisur nga Policia.

VERITAS.COM.AL