(FOTO: Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani)/

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i tij ka ardhur pas këmbënguljes së  kryeministrit Edi Rama. Për këtë arsye ai sot shkoi në zyrën e Ilir Metës (kryetar i Kuvendit dhe kryetar i LSI) për të kërkuar që Meta ta dorëzojë Manjanin.

Kjo ndodhi, edhe pse ishte hamendësuar se Meta mund ta mbrojë ministrin e tij

Vetë Ilir Meta e ka bërë të njohur vendimin  tij.

Ai thërriti në zyrë zotin Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetar i LSI, të cilin e ngarkoi me detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

/Veritas.com.al/