Akoma pa ardhur mesnata, u njoftua se në fshatin Dajç të Bregut të Bunës, janë vrarë me armë zjarri dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë.
Nuk dihet se në ç’rrethana ndodhi ngjarja tragjike. Thuhet se në barin e fshatit ka hyrë një njeri i armatosur dhe ka qëlluar mbi ghrupin e njerëzve që ndodheshin në lokal.
Fillimisht u tha se kishte vetëm të plagosur, por minutë pas minute u shtua pesha e dhimbjes e ngjarjes. U tha se një person ka humbur jetën; pas pak u tha se dy persona kanë humbur jetën
Policia ndodhet në vendin e ngjajrjes dhe po identifikon viktimat e të plagosurit. Të plagosurit janë dërguar për kujdes mjekësor në spital
Fshati Dajç i Bregut të Bunës ndodhet në hije të kalasë së Rozafës, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Është një fshat me traditë në disa degë të ekonomisë dhe në peshkim.