Kur takimi mes partive parlamentare që janë mbledhur për gjetjen e konsensusit mbi krizën, ka kaluar mbi një orë e gjysmë që nga nisja, në kryesinë e Kuvendit, kanë dalë edhe detaje e para nga biseda brenda sallës.
Mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe PDIU-ja kanë mbajtur qëndrim të ndnyshëm nga qëndrimi Edi Ramës.
Burime thanë se Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi janë shprehur se mbështesin plotësisht paketën McAllister+ të pranuar dhe propozuar edhe nga zv/ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee.
/Veritas.com.al/