Një valë e madhe arrestimesh po ndodh këtë mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit, raporton ‘BalkanWeb’. Burime bëjnë me dije se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve.
“BalkanWeb” mëson se deri më tani në pranga kanë rënë të paktën 20 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, ata akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore.
Bëhet me dije se aksioni vijon edhe në këto momente.
Veritas.com.al/