
“Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot, shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ra, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasi ka ndërruar jetë. Edhe pse mosha e tij e madhe dhe përkeqësimi i shëndetit na kishte përgatitur, humbja e një ati shpirtëror, shkakton humbje të thellë njerëzore. Kur ai regjim ra dhe u krijua mundësia për rindërtimin e kishës këtu, kisha mëmë e Kostanidnopojës nisi kërkimin për një burrë me cilësi të veçanta, ky burrë duhet të mishëronte virtytin, shpirtin luftarak, punën e palodhur, besimin e palëkundur në misionin e shenjtë, të gjitha këto cilësi i gjetëm te një njeri i dalluar, që kishte fituar emër të respektuar në botën akademike, ai është bërë figurë e spikatur në kishë”, theksoi ai.
Në përditësim…