Xhelal Rraja është arrestuar këtë të mërkurë në vijim të operacionit “Revanshi”. Sipas SPAK Xhelal Rraja ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit dhe Endrit Dokles që tentuan vrasjen Arben Ndokës. Ai është vëlla i ish deputetit të PS, Rraja

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohej në janar 2021, “kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.”

Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e gjyqtarit. Por plani dështoi pasi Ndoka nuk shkoi.

Plani sipas SPAK ishte thurur nga Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, ku ky i fundit jepte informacion për lëvizjet e Ndokës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *