Kryeministri Edi Rama shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të sportit Kosta Grillo, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59 vjeçare.

I prekur, Rama shkruan se me Kosta Grillon ishin shok prej fëmijërisë. Komentatori i njohur ishte djali i vetëm i shkrimtarit të famshëm Odise Grillo nga Vunoi i Himarës. Pas 55 ditësh në luftë me Covid, ai ndërroi jetë sot në Stamboll.

“Lamtumirë Kosta, Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar”, shkruan Rama dhe ndan foton e Kosta Grillos.