Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se e mendon heqjen dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”.
edi rama

Por, kryeministri, në podkastin e tij “Flasim”, shtoi se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”.

Edi Rama: Sa herë mendoj unë “Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur”, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje.

Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks.