Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se lufta në Ukrainë po ndodh për shkak të sjelljes së ndryshme të Perëndimit në vende të ndryshme të Europës. Ai përsëriti tezën se shkëputja e Krimesë dhe republikave separatiste në Ukrainë është e ngjashme me pavarësinë e Kosovës.
“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”, tha Lavrov në konferencë për mediat pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba.