(FOTO: Marine Le Pen, kandidate per Presidente e Francës)/

Kandidatja për President në Francë, Marine Le Pen, gjatë një fjalimi para popullit në Lion ka thënë se dy kundërshtarë të mëdhenj kanë dalë para qytetërimit sot: Globalizimi që ajo e quajti “vdekje e ngadaltë” dhe Islamizmi radikal. Të dy këto rreziqe, Le Pen i quajti “dy totaitarizma”.

Përmes duartrokitjeve dje lotëve të të pranishmëve, Le Pen lëshoi parullën “On est chez nous” (ne jemi në tokën tonë). Me sa duket kjo do të jetë tema e madhe e fushatës së saj elektorale për zgjedhjen e presidentit që mbaron në pranverë.

“Ne jemi në udhëkryq… Zgjedhjet janë një zgjidhje për Qytetërimin”- tha ajo; duke shtuar se tre fëmijët e saj dhe të gjithë të rinjtë do të kenë të drejtat dhe kulturën e brezit që i përkasin. Në qoftë se nuk e zgjidhim këtë udhëkryq ë të votojmë “për tokën tonë”- tha L:e Pen, atëherë shtrohet pyetja: Fëmijët tanë “a do të flasin më gjuhën Frënge?”

Ajo tha se po mbron trashëgiminë materiale dhe jo-materiale të Francës “e cila nuk ka çmim” dhe është “e pazëvendësueshme”.

/Veritas.com.al/