Marinë Le Pen, lidere e Frontit Nacional ka shtrirë kryesimin e saj në polle për zgjedhjet Presidenciale të Francës, dhe tani ndodhet në pozicion të sigurt për të fituar raundin e parë të zgjedhjeve.

Qendra e sondazheve “ BVA-Salesforce’ ka publikuar të Enjten një pasqyrë ku del se Le Pen fiton 27 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve që do të zhvillohen më 23 prill, dmth., 2.5 pikë më shumë nga sondazhi i fundit që u zhvillua në fillim të Shkurtit.

Sondazhi i dytë i zhvilluar nga “Harris International” tregon rezultat të përafërt duke e vendosur Le Pen në 25 për qind, katër pikë para Francois Fillon (Republikan) dhe pesë pikë përpara Emmanuel Macron, kandidat i pavarur që u nda nga Partia Socialiste në Gusht.

Të dy sondazhet u kryen në fillim të javës, para të Mërkurës në mbrëmje kur veterani centrist Francois Bayrou njoftoi se dilte nga gara duke e lënë mbështetjen e votuesve të tij për Macron, një lëvizje kjo që analistët thonë se mund t’i japë kandidatit të pavarur disa pikë mbi Fillon.

/Veritas.com.al/