Nuk humb kohë, prokurroria e Milanos, e cila transformon atë qe me një përkufizim të përsosur, Maria Elisabetta Casellati,e ka përcaktuar në Senat si “thashetheme gazetareske” në një hetim kundër Legës se Matteo Salvinit. Behet fjale për historinë e financimeve të supozuara ruse të ngritura nga Buzzfeed dhe të udhëhequra nga PD, një histori që ka në qendër Gianluca Savoinin. Sipas asaj qe shkruan Agi,qe citon burime hetimore, hetimi i është besuar zëvendës prokurorit Fabio De Pasquale dhe prokurorëve Sergio Spadaro dhe Gaetano Ruta të departamentit “krime ekonomike transaksionale”.
Hipoteza e krimit është “korrupsion ndërkombëtar”.
Savoini, nga ana e tij, hedh poshtë cdo akuze. Hetimi i prokurorise, mësohet, ka nisur sipas rindërtimit të Espresso,gazeta javore që në shkurtin e kaluar rindërtoi raportet midis Savoinit,anetar i shoqatës Lombardi-Rusi dhe disa emisarëve rusë. Teorema është se keta te fundit kane financuar fushatën Legiste. Pra, në orët e fundit audio e publikuar nga Buzzfeed, regjistrime te një bashkebisedimi midis Savoinit dhe rusëve zhvilluar 18 tetorin e kaluar në Moskë. Takimi mbështet siti amerikan, i organizuar “për të negociuar kushtet e një marrëveshjeje për të dërguar miliona dollarë frut nga te ardhurat e naftes ruse në partinë e Salvinit, përmes një kanali sekret”.
Por mëkat se vetë Buzzfeed pranon se nuk e di se si përfundoi ngjarja. Por mbi të gjitha, audioja “inkriminuese” nuk jep prova relative te asnjë lloj financimi. Maksimumi që dëgjohet është Savoini qe konfirmon: “Majin qe vjen do të jenë zgjedhjet evropiane.Duam të ndryshojmë Evropën. Evropa e re duhet të jetë afër Rusisë, si më parë, sepse duam të kemi sovranitetin tonë.Duam vertet te vendosim per te ardhmen tone,për italianët, fëmijët tanë,fëmijët tanë.Nuk duam te varemi nga vendimet e Brukselit, të Shteteve të Bashkuara. Duam të vendosim ne.” Salvini është burri i parë që dëshiron të ndryshojë të gjithë Evropën “.
Megjithatë, kaq mjaftoi për prokurorinë e Milanos për të hapur hetimin e njëzetë që ve ne shenjester Legen. Salvini, nxehtë,ka komentuar: “Kam hedhur në gjyq në të kaluarën, do ta bëj edhe sot, nesër dhe pasnesër, kurrë nuk kam marrë një rubel, një euro, një dollar apo një litër vodka financimesh nga Rusia”. Sot,e enjte 11 korrik, ka shtuar me ngulm: “Shihet se jemi të bezdisshëm …”
VERITAS.COM.AL/