Nga G. Miri/ Veritas.com.al/

Madje nuk përdorin as këtë anije luksoze me vela që mund të shikoni në foto në fund të shkrimit. Dy djemtë e fshatit Derven në Fushë- Krujë quhen njëri Besmir Vathi, 18 vjeç dhe tjetri Erfsaldo Nikolla, 16 vjeç. Me gjithë emrat si espanikë (Erfsaldo), nuk kanë lidhje me Kolumbinë…

I dyti është akoma i lirë, dmth., jo në burg, sepse- sipas ligjit, nuk mund të burgoset i mituri. Me siguri Policia po pret te dera e shtëpisë së tij për t’i vënë prangat ditën që do të mbushë moshën për në burg. Më ka tronditur lajmi që erdhi nga Policia ku thuhej: “Për të miturin u vendos masa e paraqitjes. Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda”. Tmerr , Krimet e Rënda merren me dy fëmijë të varfër, dhe ne bëjmë Reformë në drejtësi…

Ndërsa adoleshenti i parë që quhet Besmir Vathi ndodhet në arrest, në qeli. Ai duhej të ishte në shkollë tani, por e arrestuan në magazinat e kanabisit. Të vetmit që e dinin ku ndodhej Besmiri, ishin poolicët që e arrestuan dhe pronari i parcelave- edhe ky një bashkëpunëtor i Policisë, sigurisht. Një mëngjes erdhi urdhri nga lart se “dikush duhet burgosur që të japim prova se punojmë kund drogës”. Atëherë i vunë prangat Besmirit.

I pa rritur, ivarfër, i këputur, – sa më s’bëhet. Pronarët që sajuan arrestimin e paguanin njëmijë lekë në ditë për punën skllavëruese të pastrimit të bohçeve të drogës.”Jam jetim- kështu ka dëshmuar Besmiri në qeli- më duhet të ndihmoj pjesëtarët e familjes që i kam më të pamundur se veten”.

Policia e ka quajtur “deponim” këtë që tha Besmiri, por në fakt është dëshmi e mjerimit të shtetit. Shteti, që ka lejuar kultivimin dhe trafikimin e drogës për të përfituar disa, ka destinuar që disa të varfër të bëhen skllevër të drogës. Skllevërit përdoren dyfish: Fillimisht për t’i shfrytëzuar bossët e drogës, pastaj për t’i përdorur shteti si provë se “po arreston kriminelët” e drogës.

Por dy fëmijët janë të pa mësuar as me jetën as me krimin. Këta marrin njëmijë lekë në ditë, veç kaq dhe vrapojnë për të blerë bukë për kushedi sa familjarë kanë në shtëpi.  Në magazinën ku u kapën dy fëmijët po përpunohej 1.3 tonë hashah; bosi as u fajësua, as u “gjet”.  Në një film të realizmit socialist thuhej kjo batutë: “Ujku kushedi ku bredh me kalë” (Tani kali quhet  Yaht ose Mercedes).

Bota e sotme ka plot lajme të bujshme me skllevër të drogës, por jo si këtu. Para pak kohe, në Amerikë u kapën dy “skllevër” të tillë që vinin nga Kolumbia. I kapen diku pranë Golden Gate Bridge, një mrekulli e arkitekturës dhe ndërtimit. Vërtet skllevër, por jo të uritur. Ata quhen Jorge Luis Hoayeck, dhe Jorge Alberto Siado-Alvarez. Të rinj edhe ata. Shërbenin grogë edhe ata. Por veç për ryshfetin e një marinari që t’i pranonte në anije nxorën nga xhepi 32 mijë dollarë. Madje edhe anijen e  zgjodhën kaq luksoze sa mund ta shikoni në foto.

Ata u burgosën, sigurisht, nga Policia e Nju Jorkut, siç raporton edhe gazeta “Mail Online”. Këtu burgosen më të varfrit, që punojnë pesë ditë për nga njëmijë lek në ditë.

/Veritas.com.al/

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2016/01/23/06/3079943E00000578-3412397-image-a-94_1453531056642.jpg

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2016/01/23/06/307D21EE00000578-3412397-image-a-93_1453531045748.jpg

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2016/01/23/06/307D21C500000578-3412397-image-a-105_1453531828927.jpg